KESH: Prurjet në kaskadë 2895 m3/s, shkarkimet nga Vau i Dejës 1000 m3/s

0

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare bën të ditur se po monitoron nivelin e ujërave si dhe prurjet në kaskadën e lumit Drin.

Sipas të dhënave të orës 10:00, prurjet natyrore totale në kaskadë janë 2895 m3/s, ndërsa shkarkimet nga porta e HEC-it të Vaut të Dejës janë 1000 m3/s.

Niveli i liqenit të Fierzës ka arritur 271.42 mmnd, në Koman 173.62 mmnd dhe në Vaun e Dejës 75.40 mmnd.

“Prodhimi i energjisë në kaskadë përmbush totalisht kërkesën e OSHEE/FTL për furnizim me energji elektrike për konsumin vendas”, bën të ditur KESH./ATSH

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here