Këto janë tre vatrat e “nxehta” në Tiranë për përhapjen e koronavirusit prej pesë muajsh

0
100

Tre zona në Tiranë konsiderohen si vatra të “nxehta” të përhapjes së koronavirusit.

Lajmin e bën të ditur një mjeke infeksioniste gjatë një takimi me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

“Në punën tonë prej 5 muajsh na ka ndodhur që kryesisht vatrat më të rëndësishme janë në zonat rurale tek Astiri, Fresku dhe kryesisht tek Kodra e Diellit. Kush është kryesore? Vatrat janë të transmetimit komunitar, sidomos me hapjen, sidomos me ceremonitë mortore, festash, ditëlindje që marrin pjese grumbullime të rinj, që kemi vënë re kohët e fundit”, u shpreh mjekja në videon që ka shpërndarë ministrja në rrjetin social “Facebook”.

🔴#COVID19 Me epidemiologët e Tiranës, që po përballojnë gjurmimin dhe hetimin epidemiologjik në një prej vatrave më të nxehta në vend. Përgatitemi për përballimin e vjeshtë-dimrit, me forcimin e kapaciteteve, duke nisur nga aseti ynë më i çmuar, burimet njerëzore ✅ Vendimi i fundit i qeverisë: 300 punonjës të dedikuar për spitalet që priten të hapen dhe për planin tonë afatmesëm në kuadër të përgjigjes të situatës të shkaktuar nga 🤜COVID19🤛

Posted by Ogerta Manastirliu on Saturday, August 1, 2020

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here