Kina planifikon ndalimin e prodhimit të makinave me naftë

0

960x0-650x358

Pas Britanisë dhe Francës, edhe Kina planifikon të ndalojë prodhimin dhe shitjen e automjeteve me naftë. Zv.ministri kinez i Industrisë njoftoi se Kina, tregu më i madh i makinave në botë, ka nisur kërkimet përkatëse, por ende nuk ka vendosur se kur do të hyjë në fuqi ndalimi.

Prodhuesit e mëdhenj janë duke nxitur rritjen e tregut kinez, përpara se të shpallin rregullat e reja që synojnë të luftojnë ndotjen. Kina kërkon që makinat e reja me bateri elektrike dhe ato hibride të përbëjnë të paktën një të pestën e shitjeve deri në vitin 2025.

Propozimet pritet t’u kërkojnë prodhuesve që 8% të shitjeve të tyre të jenë makina elektrike ose hibride duke nisur nga viti i ardhshëm, me një rritje prej 12% në vitin 2020.

“Masat që do të ndërmarrim do të sjellin ndryshime drastike në zhvillimin e industrisë sonë të automjeteve”, tha Xin Guobin për agjencinë shtetërore të lajmeve “Xinhua”. Kina ka prodhuar 28 milionë automjete vitin e kaluar, rreth një të tretën e totalit në rang global

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here