Kishte vaksinuar gjithë bordin, rezultojnë pozitivë me COVID-19 dy persona në kroçerën amerikane

0

Kroçera e para amerikane që lejon lundrimet me pasagjerë ka shënuar dy raste positive me COVID-19. Cellebrity Millenium kishte vaksinuar gjithë stafin dhe të ftuarit në bord ndaj COVID-19, por duket se kjo nuk ka mjaftuar.

Gjithsesi dy personat që kanë rezultuar pozitiv janë asimptomatikë dhe të izoluar.

Cellebrity Millenium është kroçera e parë e madhe në Amerikën e Veriut që ka rifilluar gjatë pandemisë udhëtimet e pushimit me pasagjerë në bord. Ajo ka 500 udhëtarë me vete, 95% prej tyre të vaksinuar plotësisht kurse fëmijët mjaftohen të tregojnë një test negative ndaj COVID-19.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here