“Kjo deklaratë është kulmi i hipokrizisë”/ Nishani nuk përmbahet ndaj Bashës

0

Ish presidenti Bujar Nishani ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale. Duke komentuar deklaratat e Bashës pas takimit me përfaqësues nga Senati SHBA, Nishani shkruan se ishte kulmi i hipokrizisë dhe fyese për demokracinë amerikane dhe lirinë si dimension.
Ai shton se Basha qe ju tregon shqiptarëve se ka denoncuar manipulimin dhe vjedhjen e zgjedhjeve prej Edi Ramës, është manipulatori dhe grabitësi më i shëmtuar i zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike.

“Deklarata e Lulzim Bashës pas takimit me përfaqësues nga Senati SHBA, ishte kulmi i hipokrizisë dhe fyese për demokracinë amerikane dhe lirinë si dimension.

Eshtë hipokrizi ekstreme, kur Lulzim Basha ju tregon shqiptarëve se ka denoncuar manipulimin dhe vjedhjen e zgjedhjeve prej Edi Ramës, ndërkohë L. Basha është manipulatori dhe grabitësi më i shëmtuar i zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike.

Kur L. Basha ju flet për standartet demokratike përfaqësuesve nga SHBA, ai fyen themelin e lirisë dhe dimensionin e demokracisë amerikane.

Në SHBA, asnjë nuk manipulon dhe grabit votat brenda partisë së tij, askush nuk asgjeson votën e lirë dhe të drejtën e kandidimit në partinë e tij, në asnjë rast nuk asgjesohet gara, për asnjë arsye vendimet nuk merren ilegalisht dhe në dhunim të institucioneve, siç vepron L. Basha sistematikisht brenda partisë së tij.”

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here