Klosi paralajmëron një operacion si i energjisë në mjedis: Kush ndot do penalizohet

0

Klosi me kryetaret e bashkive (3)

Një tjetër operacion pastrimi është paralajmëruar nga qeveria e re. Këtë herë është Ministri i Mjedisit Blendi Klosi, i cili ka deklaruar se do të ketë pasa penalizuese për ata që ndotin, në kuadër të operacionit “Të pastrojmë Shqipërinë që duam”, duke përfshirë bizneset, hotelet, marketet, baret e deri tek individët.

“Penalizim për çdo biznes që fiton duke gërryer mjedisin, hotelet, marketet, baret, individët që e kanë deri më sot mjedisin si mallin pa zot, pronën e përbashkët dhe përgjegjësinë e askujt. Ajo që ndodhi me ndalimin e vjedhjes së energjisë elektrike, do të ndodhë me operacionin e ndalimit të ndotjes. Operacioni është i ndarë në disa faza. Në fazën e parë përveç penaliteteve, aksione pastrimi në akset kryesore rrugore, qendrat urbane, qendrat historike ku do të përfshihen disa ministri; e Brendshme, e Mbrojtjes, administrata, shkollat, universitetet. Por aleatët tanë më të mëdhenj do të jenë qytetarët” – deklaroi Klosi në takimin me kryetarët e 61 bashkive në vend.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here