Kobra futet në shtratin e burrit në Indi, publikohen pamjet e frikshme (VIDEO)

0

Ky është momenti i frikshëm kur një burrë që po flinte në një tempull në Indi, u zgjua dhe gjeti një kobër vdekjeprurëse në shtrat.

Pamjet nga kamerat e sigurisë të xhiruara më 5 shtator në Tempullin Mandareshëar në Bansëara në shtetin Rajasthan, tregojnë kobrën që shkon qetësisht drejt burrit dhe pastaj zvarritet mbi dyshekun mbi të cilin ai është duke fjetur.

I pavetëdijshëm për zvarranikun, burri vazhdon të flejë për disa çaste, por më pas ai rrokulliset dhe ndjen kobrën e mbështjellë rreth këmbës së tij. Në panik, ai
kërcen në këmbë, hoqi batanijet shpejt dhe zbulon ndërhyrësin vdekjeprurës.

Burri, i cili kishte fjetur në tempull për 44 ditët e fundit si pjesë e praktikës së tij fetare, nuk ishte dëmtuar nga incidenti.

Një zyrtar i tempullit tha se kafshët e egra u panë shpesh tek tempulli që ndodhet në vargmalin Aravalli.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here