Kompania ‘Bosch’ tërhiqet nga Greqia, linjën e saj të prodhimit e transferon në Turqi, mijëra punëtorë të rinj!

0
83

Për shkak të turbulencave politike dhe problemeve të mëdha që i ka Greqia, ajo ka filluar t’i humb partnerët e saj kryesorë në ekonomi. Greqia po shkon drejt një kollapsi të rëndë ekonomik e politik, transmeton Gazeta Mejdani.

Bëhet e ditur se kompania gjermane “Bosch Siemens Hausgerate (BSH)-Pitsos”, linjën e saj të prodhimit në Greqi do ta transferojë në Turqi.

Sipas deklaratës së bërë nga Bosch-Pitsos, kompania do të përfundojë aktivitetet e saj të prodhimit në Greqi më 31 dhjetor, ndërsa u tha se ky operacion do të vazhdojë në Turqi.

Pitsos, i cili u themelua në vitin 1865 në Greqi dhe kryesisht prodhon pajisje shtëpiake, iu shit konsorciumit Bosch-Siemens më 1 janar 2015, për 3 miliardë euro.

Edhe kompania “Free Now Group”, në pronësi të kompanisë automobilistike “BMW-Daimler”, gjithashtu i dha fund punës së saj në Greqi më 28 shkurt.

Ndërkaq kompania e ushqimit të shpejtë “Pizza Hut” mbylli 17 dyqane në Greqi më 30 korrik./GM/

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here