Kompleks i ri shërbimesh të transportit rrugor në Kukës

0

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) bëri të ditur se do të investojë për rindërtimin e degës së saj në Kukës për përmirësimin e shërbimit për mbi 28 mijë drejtues mjetesh.

“Merr fund saga e Kukësit. Rajonalja e mbetur peng nga një konflikt pronësie trualli e detyrimesh të mbivendosura në vite, e vetmja e sistemit të DPSHTRR ende larg standardeve, në pamundësi që të ndërhynim me investim serioz sepse kushtëzoheshim nga procesi gjyqësor dhe sipërfaqja funksionale e papërshtatshme”, u shpreh kreu i DPSHTRR-së, Blendi Gonxhja në rrjetet sociale.

Sipas DPSHTRR-së, pas dy viteve negocim, pasi u rimëkëmbën shërbimet anembanë vendit u dakordësua blerja e truallit prej 3598 m2.

DRSHTRR-në Kukës ofron shërbime për tre bashkitë: Kukës, Tropojë dhe Has.

“Me zyrtarizimin në këshillin drejtues të MIE-s Kukësi do të bëhet me kompleks të ri shërbimesh të transportit rrugor në një sipërfaqe prej 6,593 m2, sipas planimetrisë së planit të projektit të ri”, u shpreh Gonxhja.

Në këtë drejtori rajonale me 18 mijë mjete rrugore të regjistruara dhe mbi 28 mijë drejtues mjetesh kryhen rreth 72 mijë shërbime në vit, përfshirë një numër të konsiderueshëm mjetesh kosovare që shërbehen për testin e tahografit./ATSH

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here