Kontributi Ndërkombëtar i Turqisë në raste krizash përgjatë Historisë

0
4

Shkruan :Mr.sc. Valdrin FERİZİ

 

HistoriaBotërore është e mbushur me lloje të ndryshme të krizave, si: kriza e urisë, vërshimeve,tërmeteve, pandemive të ndryshme. Në kohë të këtyre krizave popujt ose shtetetluajnë rol shumë pozitivë, përmes ndihmës së tyre në parandalimin ose tejkalimin ekëtyre krizave të ndryshme botërore.Ndër popujt ose shtetet që kanë luajtur rol dhe kanë ofruar ndihmë ne raste krizash, ishte Perandoria Osmane dhe Republika e Turqisë, në kohë të ndryshme krizash e në veçanti gjatë ditëve të tanishme në luftë kundër pandemisë COVID-19.

Popujt të cilët goditen nga krizat ekstreme çdo herë duhet ndihmuar dhe shtrirë dorën e solidaritet. Solidariteti Osman në kohë dhe rrethana të ndryshme, ishte prezente me mundësitë e saja pranë popujve të cilët kaluan ose jetuan nëpër vështirësi ekstreme, të shumtë dhe të ndryshëm janë shembujt të solidaritetit Osman me popujt tjerë, në territore dhe shtete të ndryshme. Në kohën e luftërave Spanjolle në Andaluzi (Spanja e sotme), masakroi dhe mijëra musliman, hebrenj nga Spanja, ky numër i madh i popullsisë i mbetur pa shtëpi dhe pa prona gjeti mbështetje dhe ndihmë në shtetin e Perandorisë Osmane. Sulltan Beyaziti II dërgoi anijet shtetërore dhe me mijëra musliman dhe hebrenj sjelli ne vendet e qeverisjes osmane duke ju ofruar kushte stabile për jetë dhe siguri shtetërore. Me këtë rast, mijëra njerëz u shpëtuan nga vdekja dhe masakrimi Spanjoll.

Bazuar në të dhënat zytare, një rast të tillë e hasim edhegjatë viteve 1526 tek mbreti i Francës, i cili kërkoi ndihmë nga Shteti Osman, për tu çliruar nga pushtimi Spanjoll. Shteti Osman arriti që të krijojë marrëveshje në mes palëve në konflikt dhe Franca mbeti e lirë. Me dorën e ndihmës, shteti Osman kontribuoi edhe për Suedinë, e cila ishte në një situatë të vështirë kundër Rusisë nëvitin 1742, ku Sulltani Osman Mahmudi I ndihmoi në shpëtimin e Suedisë. Ndihmën që ofroi Shteti Osman, për Mbretërinë e Suedisë ishte jashtëzakonishtë dhe shumë e rëndësishme, andaj  Mbreti i Suedisë deklaroi në letrën e tij, se ai nuk do të vepronte pa pëlqimin e Sulltanit në disa zhvillime te jashtme politike.

Përsëri, në vitin 1876 shteti Osman dërgoi grurë në Suedi, për shkak të urisë e cila kishte kapluar këtë vend. Në vazhdën e ndihmave të Shtetit Osman, bënë pjesë edhe Franca e cila u ndihmua për të tejkaluar sfidën që kishte shkaktuar përmbytja e lumenjëve gjatë vitit 1856.Kriza e urisë që kishte kapluar Irlandën në vitet 1845-1852, e cila njihet si “Uria e Patatës,” ishte bërë shkaktare për humbjen e jetës së një (1) milion njerëzve,kurse rreth 2 million të tjerë u detyruan që t’i braktisnin vendet e tyre për t’i mbijetuar kësaj krize. Sulltan Abdulmexhid me të marrë lajmin mbi situatën e krijuar në Irlandë,morri vendimin për aksion humanitarë e cila llogaritur në barasvlerën e sotme monetare, kjo ndihmë është e barabartë me 1 milion paund anglez apo 1.3 milion dollarë amerikan, duke dërguar edhe ushqime,ilaqe dhe furnizime të tjera me qëllim të tejkalimit të kësaj situate.Populli Irlandez edhe sot e kësaj dite i është falendërues popullit mik Turk,i cili ka ndërtuar një pllakëtë madhe në Kryeqytetin Irlandez,Dublin, e cila mbetet përkujtim në shenjë respekti përndihmën që kishte pranuar nga Osmanët.

Pavarësisht situatës së krijuar në Irland dhe përpjekjeve Osmane, për dërgimin e këtyre ndihmave, pengesë ishte bërë Marina Britanike, e cila nuk lejonte që anije te huaja të zbarkonin në portin e Dublinit, duke detyruar kështu anijet Osmane që të lundronin më tutje në veri të Irlandes, gjerësisht në portin e Droghedes, por pavarësisht kësaj, Shteti Osman ndihmoi Anglinë kurajo kishte nevojë për ndihmë.Të njëjtin fat e kishte edhe Gjermania, e cila nga përmbytja e lumit “Saale” ishte dëmtuar rëndë në vitin 1891, u ndihmua nga shteti Osman me dekretin e Sulltan Abdulhamiditit II,gjë për të cilën u falënderua nga Qeveria Gjermane e asajkohe. Gjithashtu, Shteti Osman ndihmoi edhe Italinë, pas shpërthimit të vullkanit që kishte ndodhur në qytetin e Sicilisë. Shteti Osman, u organizua dhe e ndihmoi Italinë përtej kalimin e kësaj situate nënudhëhqjen e SulltanAbdulhamidit. Ndërshtetet që përjetoi ndihmën dhe solidarizimin Osman ishte edhe Anglia. Gjatëshekullit XIX, Osmanët ndihmuan Anglinë me grurë. Republika e Turqisë, ndihmoi Anglinë në rastine vërshimeve të vitit 1947.

Rastet e ndihmave të Shtetit Osman në kohë krizash janë të shumta. Rast të ngjashëm përgjatë historisë,përbënë edhe kriza e cila kishte kapluar Holandën, si pasojë e vërshimit të madh që kishte përjetuar në vitin 1916,ku Osmanët edhe pse gjendeshin në zjarrin eLuftës së Parë Botërore, pavarësisht kësaj situate, nuk hezitoi për t’i shtrirë dorën e ndihmës ndaj Holandës, duke i ofurar shumë parash në vlerë prej gjithsej 2.387,90 floriri. Ndihmesa Osmane për Holandën në atë kohë kur Lufta e Parë Botërore gllabëronte shumë shtete e popuj e qëpjesë e kësaj lufte ishin edhe osmanët, nga konteksti kohorë i tanishëm është vështirë të nxirret përfundim real, pra ndihmesa ishte më e madhe se çfarë ne mund të parashikojmë.

Turqia dorën e saj të solidaritetit e ka shtrirë edhe ndaj nesh si popuj Ballkanas, me theks të veçantë ndaj popullit Shqiptar dhe atij Boshnjak. Vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, kur Ballkani po përjetonte tragjedinë e tij nga shpërbërja e ish-Federatës Jugosllave, ishte Turqia ajo që dërgoi ndihma të ndryshme për popullin e vuajtur boshnjak. Strehim, shërbime shëndetësore, siguri dhe mbështetje në të gjitha format, gjetën populli boshnjak në shumë vende të Turqisë. Republika e Turqisë,përkrahu Kosovën për të tejkaluar luftën. Gjatë viteve 1999, në Stamboll të Turqisë ishin krijuar disa kampe dhe pika ndihmese për të shpërngulurit nga Kosova. Gjatë vitit 1997, në krizën politike në Shqipëri, Turqia luajti rol të jashtëzakonshëm në ruajtjen dhe mos shpërbërjen e Shtetit shqiptarë, njëherit ruajti Shqipërinë nga Pushtimi-aneksimi ushtarak Grek dhe Serb. Me këtë mbështetje Turke për Shqipërinë, u ruajt Ballkani nga një shpërthim i ri luftërash dhe u ndërpre përfundimisht kriza humanitare dhe politike në Evropën Juglindore.

Republika e Turqisë me ndihmat e saja të formave të ndryshme, është prezente në të gjitha vatrat e krizave, në Azi, Afrikë, Lindjen e Mesme, Evropë, Amerikën Latine, në veqanti Ballkan etj. Republika e Turqisë është shpresë dhe pritet me dashamirësi në çdo vend ku mund të arrijë dora e solidaritetit të popullit turk.

Viti 2019 ishte ndër vitet e rënda për shumë popuj e në veçanti për Shqipërinë dhe popullin e saj. Shqipëria u goditë nga një tërmet i fuqishëm, i cili shkaktoj shumë dëme. Republika e Turqisë në momentet e para ofroi të gjitha kapacitetet e saja, në ndihmë ndaj popullit shqiptarë për të tejkaluar situatën e krijuar pas tërmetit. Profesionalizmi i ekipeve nga Turqia ishte i jashtëzakonshëm. Ata ndihmuan në nxjerrjen e njerëzve nga gërmadhat, sigurinë e tyre dhe do të ndihmojnë në rimëkëmbjen e objekteve pas shkatërrimit nga tërmeti.

Në ditët e sotme, bota është goditur nga një e papritur dhe e pa parashikuar nga virusi COVID-19, popujt dhe shtetet në këtë kohë më së shumti kanë nevojë të solidarizohen dhe ndihmohen me ekipe apo ndihmesa shëndetësore, fatkeqësisht lexojmë lajme jo te mira si në menaxhimin e kësaj pandemie nga shtetet si dhe mos ofrim ndihmash njëri tjetrit. Në përballje me këtë pandemi, Republika e Turqisë që nga fillimi, ndjek me vëmendje zhvillimet dhe përveç që mundohet të menaxhoj suksesshëm mos përhapjen e virusit ka filluar të jetë edhe shpresë dhe ndihmë për shumë shtete dhe popuj.

Kontributi ndërkombëtari Republikës së Turqisë,në kohë krizash ka qenë dhe vazhdon të jetë i pranishëm edhe sot e kësaj dite duke mos munguar asnjë herë. Këtë e dëshmon edhe rasti i përkrahjes që po ua jep vendeve të Bashkimit Europian,për luftimin e pandemisë “COVID 19”, edhe pse nuk është pjesë e BE-së, ku deri me tani ka ndihmuar plotë 60 shtetetë ndryshme duke  përfshirë ketu edhe Shtetet me të fuqishme të BE-së siq janë: Italia, Spanja, Franca, Britania si dhe shtetet e Ballkanit Shqiprinë, Kosovën, Bosnjen, Maqedonin e Veriut se fundemi edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke i ndihmuar me pajisje të nevojshme mjekësore për ta luftuar këtë pandemi. Lidhur me këtë solidaritet të Turqisë mirënjohje ka shprehur edhe Sekretari i Përgjithshëmi NATO-s, Jens Stoltenberg. Ai shprehet: Solidariteti i NATO-s është në veprim. Unë jam krenar që aleatët tanë të NATO-s ofroj në mbështetje për njëri-tjetrin, për mes qendrës për ndihma gjatë fatkeqësive. Ne jemi më të fortë së bashku.”Kjo ndihmë po karkterizohet me thenjen e famshme te Hazdri Mevlana sa po siq njihet ndryshe Rumi “Pas Deshprimit ka shumë shpresë… Pas errësire ska shumë diellsikur do të thote qe Roli i Turqise për luftimin e pandemise me të cilën po përballet njërezimi Turqia është bërë sikurse dielli burim drite për jetën njerëzore poashtu Turqia për luftimin e pandemisë “COVID 19”.Këtë e verteton edhe deklarata e Drejtorit të Pergjithshëm të OBSH së Tedros Adhaonm Ghebreyesusshprehet:  Solidariteti i Turqisë në lidhje me pandeminë “COVID 19” duhet të jetë shembull përgjithë boten”.

Bazuarnëfaktet e lartëcekuarakonstatojmë se Turqiaështënjëfaktortejet me rendësipërsigurinëndërkombëtaretëshekullit XXI.

Shkruan :Mr.sc. Valdrin FERİZİ

Master nëMarrëdhënie Ndërkombëtare

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here