Koreja e Veriut: Deklaratat e Trump nënkuptojnë shpallje të luftës

0

trump-kim-jong-750x430

Vijojnë të rriten tensionet mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ministri i jashtëm i Koresë së Veriut, Ri Yong Ho i është përgjigjur deklaratave të presidentit Donald Trump, i cili tha se do të shkatërrojë plotësisht Korenë e Veriut.

Ai tha se deklaratat përbëjnë shpallje të luftës dhe se Pheniani ka të drejtë të rrëzojë bombarduesit strategjikë amerikanë, madje edhe kur ata janë jashtë hapësirës ajrore të Koresë Veriore.

Më tej ministri i Koresë së Veriut u ka thënë gazetarëve në Kombet e Bashkuara, ku po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme, se për Phenianin “të gjitha opsionet janë në tavolinë”.

“E gjithë bota duhet qartazi ta mbajë mend se ishin Shtetet e Bashkuara të parat që i shpallën luftë vendit tonë”, tha ai.

Pak ditë më parë bombarduesit e Shteteve të Bashkuara, të shoqëruar nga aeroplanët luftarakë, kanë fluturuar në hapësirën ajrore ndërkombëtare në lindje të Koresë Veriore.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here