Koreja e Veriut kërcënon sërish pas deklaratës së Trump: Do t’i rrëzojmë me bombardues

0

kim-jong-un-missiles

Komentet e Presidentit Donald Trump janë parë si shpallje lufte Koreja e Veriut, duke e përshkallëzuar edhe më tej tensionin diplomatik dhe ushtarak që kanë dy vendet.

Deklarata u bë nga Ministri i Jashtëm koreano-verior, Ri Hong Ho, i cili ndodhej në New York për mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Shefi i diplomacisë së Penianit tha se Koreja e Veriut ka të drejtë të vetëmbrohet dhe se është konsideruar edhe ideja e bombardimit të avionëve amerikanë që kanë patrulluar pranë vendit diktatorial.
 
“Presidenti Trump tha se lidershipi i Koresë së Veriut nuk do të ishte në fuqi edhe për shumë kohë dhe kjo është qartësisht një deklaratë lufte. Të gjitha vendet antare të OKB-së dhe e gjithë bota duhet t’a mbajë mend se ishin Shtetet e Bashkuara ata që na shpallën luftë fillimisht. Karta e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ua njeh vendeve antare të drejtën për t’u vetëmbrojtur. Meqë në adresën tonë, erdhi një prononcim i tillë, ne po shqyrtojmë mundësinë për të goditur edhe avionët bombardues amerikanë në kohën që këta të fundit patrullojnë në afërsi të hapësirës tonë ajrore,” u shpreh shefi i diplomacisë koreane.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here