Koreja e Veriut po transmeton Kupën e Botës – pavarësisht se nuk i ka blerë të drejtat televizive

0

Pamjet e ekranit të televizionit të Koresë së Veriut duke transmetuar Kupën e Botës “Katar 2022” janë shfaqur në internet – pavarësisht se vendi thuhet se nuk i ka ‘blerë të drejtat’ për ta transmetuar atë.

Turneu i sivjetmë nisi të dielën, me Katarin nikoqirë që humbi 2-0 kundër Ekuadorit në ndeshjen hapëse, të vlefshme për Grupin A.

Dy gola nga Enner Valencia ishin të mjaftueshëm për të siguruar që Katari të hynte në histori si vendi i parë pritës që humbi ndeshjen e parë të grupit.

Çështje interesante rreth disa ndeshjeve hapëse të turneut kanë filluar të përhapen. Njëra, në Twitter, i ka bërë të gjithë të flasin.

Është përdoruesi Fekerfanta në Twitter i cili ka zbuluar se Korea Central TV [KCTV] ka shfaqur nëpërmjet një sinjali pirat drejtpërdrejt ndeshjen mes Katarit dhe Ekuadorit.

Si një transmetim tipik i dyshimtë në internet, logoja origjinale e transmetuesit ishte e paqartë në këndin e sipërm majtas.

Janë parë imazhe të ndeshjeve të tjera, duke përfshirë fitoren 6-2 të Anglisë ndaj Iranit të hënën, që u shfaqën në internet.

KCTV transmetohet nga Pheniani dhe dikur dominohej nga programet propagandistike përpara se të diversifikohej në shfaqje të prodhuara në vend.

Koreja e Veriut është drejtuar nga një prej diktaturave më të gjata në botë. Tre breza të familjes Kim kanë udhëhequr vendin.

Kim Jong-un është Udhëheqësi i tyre Suprem aktual dhe është një tifoz futbolli, me ekipin e tij të preferuar Manchester United.

Ndryshe, Koreja e Veriut mori pjesë në dy Kupa Botërore, në 1966 dhe 2010. /Telegrafi/

 

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here