Koronavirusi në Itali / Dita e tretë ku shënohet rënie në numrin e të infektuarve, por rriten viktimat- Tabela

0
4

UPDATE- Mbrojtja civile italiane ka publikuar të dhënat e fundit nga situate e pandemisë në koronavirusit në Itali, ku shpresat janë ndezur përsëri pasi në tretën ditë radhazi shënohet një ulje e mëtejshme e numrit të të prekurve.

Shifrat janë sërish të larta por është një “fitore” që kurba e rasteve po nis uljen. Por fatkeqësisht është rritur shumë numri i të vdekurve.

Regjistri i Mbrojtjes Civile për të tretën ditë radhazi një ngadalësim të rritjes së numrit të infeksioneve, ndërsa numri i viktimave rritet pak në krahasim me të hënën. Aktualisht janë 54.030 njerëz pozitivë nga koronavirus në Itali, ose 3,612 më shumë njerëz sesa të hënën. Rritja e infeksioneve nga një ditë në tjetrën është pra 7.2% më e ulët se rritja e regjistruar midis të dielës dhe të hënës (+ 8.1%). Viktimat e regjistruara në buletin janë 743, që e çojnë numrin e përgjithshëm të viktimave në Itali në 6.820. Të hënën, ishin 601 viktima. Bilanci total i të prekurve nga sëmundja në Itali është 69,176 vetë.

Në konferencë doli edhe Presidenti i Këshillit Suprem të Shëndetësisë Franco Locatelli, i cili përgënjeshtroi zgjatjen e masave deri në verë. “Janë shfaqur lajme në disa gazeta që sugjerojnë mundësinë që masat të zgjaten në mënyrë të paracaktuar deri në korrik. Absolutisht jo. Kohëzgjatja e masave aktuale është 3 prill. Në ditët e mëparshme do të merren vendimet e duhura në lidhje me zgjatjen ose shkurtimin”, tha ai.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here