Kosovë, 1 viktimë dhe 6 raste të me COVID-19

0

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit një person i infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) ka vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të shkojë në 2.983, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar gjashtë raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 161.037.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 1.575 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.307.146 teste.

Sa i përket numrit të shëruarve, të dhënat njoftojnë për tetë pacientë të tjerë që fituan betejën kundër pandemisë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 157.727, ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 327.

Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 1.802 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.609.325 doza të vaksinës. Deri më sot 758.250 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./AA

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here