Kosovë, 12 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

0

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit asnjë person i infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) nuk ka vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të mbetet në 2.983.

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 12 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 161.049.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 1.559 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.308.705 teste.

Sa i përket numrit të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 16 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 157.743 ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 323.

Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 1.627 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.610.960 doza të vaksinës. Deri më sot 759.134 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./AA

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here