Kosovë, 24 viktima dhe 357 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

0

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 24 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të shkojë në 2.833.

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 357 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 157.618.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët privatë janë testuar gjithsej 7.027 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.123.044 teste.

Sa i përket numrit të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 1.498 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 138.950 ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 15.835.

Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 20.144 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.066.947 doza të vaksinës. Deri më sot 369.033 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.(AA)

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here