Kosovë, me 122 raste të reja shkon në 2.799 numri i të infektuarve me COVID-19

0
15

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 122 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirusin e ri (COVID-19) në vend, duke e çuar në 2.799 numrin e përgjithshëm të tyre.

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), nuk është regjistruar ndonjë rast i ri që ka përfunduar me vdekje nga ky virus, ndërsa 81 pacientë të ri janë shëruar duke çuar në 1.506 numrin e të shëruarve deri më tani.

Rastet e reja pozitive janë nga komuna të ndryshme të Kosovës, nga të cilat me numër më të madh janë regjistruar në Komunën e Prishtinës.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 231 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt e këtij viti deri më tani janë testuar gjithsej 23.570 mostra.

Nga koronavirusi deri më tani kanë vdekur 49 persona, të cilët sipas autoriteteve shëndetësore “kanë pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese”.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here