Kosovë, një viktimë dhe 29 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

0

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 1 person i infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) ka vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të shkojë në 2.973.

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 29 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 160.464.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 2.526 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.233. 316 teste.

Sa i përket numrit të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 36 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 156.448, ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 1.043.

Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 7.947 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.476.104 doza të vaksinës. Deri më sot 648.218 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.(AA)

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here