KPK konfirmon në detyrë prokurorin e Tiranës, Arian Përmeti

0

Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit ka konfirmuar sot në detyrë prokurorin e Tiranës, Arian Përmeti.

Prokurori i ardhëm Përmeti deklaroi në seancën e KPK-së, të mbajtur më 15 shtator se pasuritë që ai zotëronte rridhnin nga burime të ligjshme, konkretisht nga trashëgimia ligjore e prindërve të tij të ndjerë, si trashëgimtarë të një pjese të pronave të familjeve Përmeti dhe Kosova, të rikthyera ose të kompesuara me vendim të Komisionit të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave.

Arian Përmeti e ka filluar punën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore në vitin 2003. Prej vitit 2013, ai ushtron funksionin e prokurorit pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here