Krijohet fshati Lunar në Hënë, mund të shkoni deri në vitin 2040

0

Fly me to the moon: Lunar village takes shape

Deri në vitin 2040, 100 persona do të jetojnë në Hënë duke krijuar një “jetesë” të re. Për ata që kanë qeshur me fjalime se shkenca është fantazi, eksperti Bernard Foing krijoi skemën e fshatit Lunar dhe realizimi i saj është arsyetuar.

Në një kongres europian për shkencën planetare në Riga, Foing shpjegoi se njerëzimi mund të fitonte nje vend të përhershëm në satelitin e Tokës.
Ai u shpreh se “Në vitin 2050 njerëzit që do të zhvendosen në Hënë do kenë mundësi të marrin dhe familjet e tyre, madje mund të lindin dhe fëmijë në Hënë”.

E ardhmja që mund të ndërtohet në Hënë do të lidhet me sigurinë e jetesës përmes shitjes së burimeve të tilla si karburanti i raketave.
Shumë njerëz mendojnë se ikja në Hënë do të vijë si pasojë se në Tokë jeta është e kërcënuar për shkak të ndryshimeve klimatike dhe luftës bërthamore megjithëse fizikani Christiane Heinicke thotë se jeta në Hënë nuk është dhe aq e lehtë sa ju e mendoni.

Ky i fundit ka shkuar në Mars dhe ka parë se jeta atje është e rrethuar me gurë, shkëmbinj dhe pluhur e ndërsa qielli është ndryshe se në Tokë. Po ashtu diellin dhe erën nuk mund ta ndjeni në lëkurën tuaj. Megjithësë fizikani ka shprehur dëshirën të vizitojë fshatin Lunar në Hënë deri në vitin 2040.
Çmimi i biletës është 100 milionë euro, por pas 20 vjetësh çmimi do jetë 100 herë më pak.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here