Kriza e Gjirit, Emiri i Katarit drejt Turqisë për takim me Erdoganin

0

 

Emir Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani viziton Turqinë këtë të enjte, ku pritet të takohet me Presidentin Erdogan, në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që nga fillimi i krizës diplomatike të Gjirit.

Shejh Tamim do të zhvillojë bisedime rreth “marrëdhënieve dypalëshe dhe çështjeve rajonale si dhe zhvillimet ndërkombëtare”, tha në një deklaratë zyra presidenciale e Turqisë.

Erdogan ka qenë një mbështetës i madh i Dohas-s që nga 5 qershori, kur Arabia Saudite, Bahreini, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti prenë lidhjet dhe bllokuan Katarin, duke e akuzuar atë për përkrahjen e “ekstremizmit” dhe nxitjen e lidhjeve me rivalin e tyre, Iranin, akuza që Katari i mohon fuqishëm.

Erdogan nga ana e tij ka folur fort kundër sanksioneve të aplikuara nga të katër vendet.

Në një shfaqje solidariteti, Turqia ka dërguar edhe anije mallrash dhe qindra avionë të ngarkuar me ushqime për të thyer bllokadën.

Ankaraja ka një bazë ushtarake në Katar dhe ka vendosur më shumë trupa pasi shpërthimit të mosmarrëveshjes. Mbyllja e bazës turke ishte një nga 13 kushtet e kërkuara nga blloku i udhëhequr nga Arabia Saudite.

Pas vizitës në Turqi, kreu i Katarit do të vizitojë Berlinin për bisedime me kancelaren gjermane Angela Merkel. 

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here