Kriza ne Idlib dhe e Ardhmja e Marredhenieve Turqi-Rusi

0
19

Riad Domazeti

Qyteti Jugperendimor is Sirise ne kufi me Turqin, İdlibi para luftes se Siris ka qen nje qytet jo shum i zhvilluar nen hijen e industris se Alepos me diku rreth 800 mij banore. Mirepo me fillimin e luftes ne Siri ne vitin 2011, qyteti eshte shendrruar ne nje prej vatrave kryesore rezistuese te opozites se armatosur Siriane me ne krye me Ushtrin e Lir te Sirise. Meqense ka mbet nje vater e sigurt e opozites, İdlibi ka filluar te marre refugjat nga qytetet pereth si Alepo, Homsi, Hama madje edhe vet Shami. Sot ne İdlib dhe rrethin e saj, – shumica prej tyre neper kampe refugjatesh te ngritura nga Turqia dhe Bashkimi Evropian- jetojn afer 4 milion banore ne kushte te veshtira ekonomike, higjienike dhe banimi.

Sikur te mos mjaftonin keto kushtet e veshtira prej fillimit te muajit Janar ne İdlib po ndodh nje tragjedi e madhe njerezore dhe humanitare. Regjimi i Asadit ne mbeshtetje te forcave revolucionare İraniane, Hezbollahut dhe paramilitareve Rus nga kompania Wagner dhe ushtria Ruse po bombardojn İdlibin me rrethin duke avancuar ne fushbeteje.

Kjo gjendje ka shkaktuar nje revolte te madhe si ne opinionin Turk, ashtu edhe tek politikberesit ne Ankara. Ankaraja ndihet e frustruar nga Moska zyrtare e cila perkunder marreveshjeve si ajo ne kryeqytetin e Kazakistanit qe njihet si ‘Marreveshja e Astana’s, ne  prani te komunitetit nderkombetare dhe me ndermjetesim te OKB-s ne Gjeneve dhe marreveshjes trepaleshe ndermjet Turqis, Rusis dhe İran’it e qe njihet si ‘’Marreveshja e Soqit’’, Moska ka vazhduar njenashem te bombardoj caqet e opozites se Ushtris se Lire Siriane. Si kunderpergjigjje Turqia ka derguar me mijera trupa ushtarke ne İdlib per te ndalur avancimin tokesor te Rusis, Asadit dhe İran’it. Si rezulltat i perkeqesimit te situates, forcat e Asadit kan bombarduar me raketa dy nga pikat obzervative te Turqis ku si pasoje kan vdekur 13 ushtar Turk. Kjo gjendje ka pasuar me nje kunderpergjigjje te forte nga ushtria Turke ku ka bombarduar forcat e regjimit te Asadit, te orientuara nga gjeneralet Ruse. Turqia tashme thuajse ka dislokuar te gjitha trupat ushtarak te Ushtrıse se Dyte ne kufi te Sirise dhe rreth qytetit te İdlibit.

Situata ne İdlib eshte kriza me e madhe dhe nje test i fuqishem per te arrdhmen e marredhenieve Turqi-Rusi, qe prej vitit 2015 kur armata Turke rrezoi nje aeroplan luftarak ne kufi te Truqis. Pas kesaj kohe marredheniet e dy shteteve kan pas nje hov te madh ku Truqia ka blere raketa mbrojtje antiraketore S-400 nga Rusia. Si anetare kryesore i NATO-s Turqia ka has ne kundershtim nga SHBA dhe shtete tjera Evropiane. Mirepo perkunder ketij perafrimi te shkurter Turqia dhe Rusia kan pas nje bashkpunim te perkohshem me nje bagazh perpjasjesh historike mbi supet e tyre.

Perplasja e Marredhenieve Turko Ruse: Sfondi Historik dhe Gjeopolitika Aktuale

Per te analizuar marredheniet Turko-Ruse duhet te shikojn dy gjera edhe nga kenveshtrimi historik por edhe ne kuader te gjostrategjise globale aktuale. Prandaj per kete duhet te shtrohen disa fakte ne marredheniet Perendim-Turqi dhe Rusi-Turqi per te analizuar mundesit dhe kufinjet e marredhenieve Turqi-Rusi.

Turqia eshte partneti kryesor i Perendimit ne Lindje te Mesme qysh prej Luftes se Dyte boterore dhe Lufta e Ftohte. Kjo per shkak edhe te orientimit te elites politike Turke, por edhe te nje fakti pragmatik e qe ishte rreziku i Bashkimit Sovjetik per integritetin territorial te Turqise. Qe nga anetarsimi ne NATO ne vitin 1952 Turqia ka ruajtur kufinjet e botes Perendimore ne Lindje. Mirepo pas luftes se ftohte Turqia si nje shtet sovran, ka zhvilluar politikat e saja te pamvarura por gjithmon ne vij me partneret e saj.

Ndersa, marredheniet Ruso-Turke kan nje te kaluar jo edhe aq te kendhsme. Qysh nga lufta e Krimes nga mesi i shekulit te 19. Rusia ekspanzioniste eshte rritur mbi tokat Turko-İslame. Duke filluar qysh nga Kaukazi Verior deri tek Evropa Lindore dhe me pas edhe ne Ballkan dhe Kakukazin Jugor, Rusia historikisht eshte rritur dhe ka shtrir gjeopoliteken e saj mbi popujt dhe territoret Osmane dhe Turke. Sot ne Turqi ka me miliona njerez me orgjin nga Kaukazi dhe Azia Qendrore si pasoje e migirimit te detyruar nga shtepit e veta. Prandaj duke u bazuar mbi kete sfond historik edhe ne Luften e Ftohte Turqia ka qen nje prej aneterave me agresif kundrejt Rusise. Ne anen tjeter Rusia kurr nuk ka ndalur se investuari ne Turqi, kryesisht ideologjike dhe propagande mediatike. Ne Turqi edhe sot ka shum parti, grupe mediatike, shkolla ideologjike (kryesisht te majta ekstreme) dhe longja ekonomike te cilat ndikojn ne opinionin Turk ne favor te interesave Ruse. Qeshtja e organizates PKK ka qen nje konflikt i hapur ndermjet Turqis dhe Rusise. PKK e ngritur mbi bazen e ideologjis Marksiste, eshte formuar ne kohe te Luftes se Ftohte dhe gjate kesaj kohe eshte mbeshtetur nga Bashkimi Sovjetik. Edhe sot PKK dhe krahu i saj ne Siri YPG veprojne me nje zyre legale ne Moske ku kane nje liri absolute nga shteti Rus.

Edhe pushtimi i Krimes nga ana e Rusise kundrejt Ukraines ne vitin 2014, ka shkaktuar nje shqetesim te madh ne Turqi, ne lidhje me politikat hegjemonike te Rusise. Si pasoje Turqia ka ndier rrezik te shtuar sidomos ne gjeopolitiken e Detit te Zi ku ka ndryshuar edhe balancat e forcave detare Turko-Ruse.

 

2015-2020: Faktoret Ndikues ne Afrimin Turqi-Rusi

Pas krizes se avionit Rus, dy shtetet kan shmangur nje lufte te nxehte dhe kan gjetur nje gjuh te perbashket per normalizimin e marredhenieve, madje kjo ka shkuar aq larg sa qe shum analist te marredhenieve nderkombetare kan definuar si dy alet. Por ky definim aq sa ka qen gabim ka qene dhe i ngutshem, nese kihet parasysh sfondi historik i dy shteteve.

Mirepo cilat kan qen faktoret qe kan mundesuar nje afrim te dy kundershtareve historik gjate kesaj periudhe ?

E para, ka qen qendrimi i vet aletave perendimore te turqise, te cilet kan terhequr mbrojtjen raketore te quajtur Patriot. Me pas mbeshtetja qe i eshte dhene organzates terroriste PKK dhe krahut te saj ne Siri YPG kan dterminuar diskursin e elitave ne turqi qe kan qen shum te frustruara, pasi qe edhe vet BE dhe SHBA e njohin PKK-n si organizate terroriste. Tenti puqi ne Turqi ne Korrik te 2016 ka qene nje thyerje e madhe ne raportet Turqi-Perendim, ku drejtesia Turke ka evidentuar disa element perendimor te inkriminuar ne kete puq. E me pas edhe strehimi qe kan bere disa shetet Perendimore per organizaten FETO, vazhdon te mbetet nje vrim e zez ne keto marredhenie.

Me fjal tjera presioni i aletave Perendimore te Turqise kan ndikuar ne perkeqesimin e marredhenieve Perendim-Turqi dhe ne afrimin te perkohshem pragmatik Rusi-Turqi.

 

Kriza ne İdlib: Nje Test i Marredhenieve Turko-Ruse

İntervenimi i Rusis ne favor te regjimit te Asadit ne Siri ka perkeqesuar marredheniet Turko-Ruse, mirepo gjate kesaj kohe dy palet kan qen te kujdesshme ne menyr qe te mos ket nje kriz me pasoja regjionale. Mbi te gjitha nje bashkepunim i dy paleve mbi Sirin do te mundesonte qe akteret e implikuar ne kete kriz siq jane Rusia dhe Turqia, te dilnin nga kjo lufte me nje marreveshje te pranuar nga te dy palet. Turqia ka pranuar si nje pal Rusine dhe Rusia ka pranuar Turqin si nje aktor, kjo ka qene menyra e zgjidhjes se konfliktit ne Siri. Si rezulltat Turqia do te shmangte edhe nje egzod te madh refugjatesh prej mbi 3 milion Sirianeve, dhe Rusia do te shmangte nje lufte te gjate e te shtrenjte ekonomike.

Marredheniet ne paqe 5 vjeqare ndermjet ketyre dy shteteve, siq duket kan marr nje kahje te ndryshem, pas mosrespektimit te marreveshjes se Soqi-t nga Rusia e Putinit. Mirepo kjo mosmarreveshje nuk eshte e kufizuar vetem me Sirin. Turqia dhe Rusia kan modmarreveshje serioze edhe ne Krime, Ukrain, Ballkan, dhe sidomos ne Libi ku dy qeverit mbeshtesin aktore te ndryshem. Turqia mbeshtet qevern e njohur nderkombetarisht nga OKB te Fejaz Sarraxhit ndersa Rusia mbeshtet ushtarakisht dhe diplomatikisht forcat e milicise se halife Hafter-it. Madje mbi 2000 anetare paramilitar Rus te Wagner-it aktvisht luftojn kunder forcave te Tripolit ne krah te atyre te Bingazit.

**

Mbi bazen e nje sfondi historik dhe gjeopolitikave rajonale, Turqia dhe Rusia kan perplasje te hapura interesash ne Lindje te Mesme dhe me gjer. Nga Adriatiku e deri tek Gjiri, e nga Kaukazi e deri ne Mesdhe, ka nje gerthetim dhe komplikim te madh marredheniedh dhe interesash. Perkunder kesaj dy shtete permes diplomacis kan ditur te menagjojn krizat dhe madje edhe zhvllojn marredheniet ekonomik si ne Turzizem dhe ne energji. Mirepo kriz ne İdlib per Turqin eshte qeshtje e interesit te sigurise naconale dhe siq ka theksuar te Marten Presidenti Erdogan, Turqia eshte e gatshme per gjithqka nese regjimi i Asadit i mbeshtetur nga Rusia nuk zmbrapset.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here