I kërkon Turqisë të tërhiqet nga Siria/ Kryediplomati turk bën për ujë të ftohtë homologen suedeze

0

Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Ankara ku është takuar me kryediplomatin turk, Mevlüt Çavuşoğlu. Pas takimit që duket se ka kaluar i tensionuar, dy homologët kanë dalë përpara kamerave.

Deri këtu çdo gjë normale, derisa është prekur çështja e Sirisë. Çavuşoğlu ka qenë i ashpër edhe përpara mediave ndaj Linde’s dhe ka adresuar kritika të rënda për sa i përket qasjes së vendeve të BE-së kundër organizatave terroriste dhe në veçanti Suedisë…

“Ne nuk bëjmë dallim mes PYD/YPG/PKK. Duam që edhe ju të mos bëni një dallim të tillë. Ju hapët zyrë përfaqësie ndërkohë që personi që ishte në krye të saj pastronte para. Këta janë terroristë. Përse nuk dëgjoni kurdët e tjerë të Sirisë? Dëgjoni kurdët e Europës. Dëgjoni kurdët që janë jashtë PKK-së. Ju kërkoni që Turqia të tërhiqet nga Siria… Regjimi i Asadit jua dha këtë detyrë? Përse ndihmoni terroristët e PKK-YPG? Ju silleni me dy standarte për sa i përket organizatave terroriste”, tha Çavuşoğlu, ndërsa tek përgjigjet homologia e tij duke thënë se ajo ndodhet në Turqi si mike dhe se në Turqi ekziston barazia e fjalës dhe mendimit, Çavuşoğlu i përgjigjet: “Po, në Turqi ka barazi dhe liri fjale, por në këtë liri nuk kemi standart të dyfishtë. Në Suedi dhe Europë një terrorist i DEASH nuk mund ta thotë mendimin e tij, por një terrorist i PKK apo një terrorist i FETO-s mund ta thotë. Kjo nuk ka të bëjë me të drejtën e fjalës. Ky është vetëm se një shembull i bukur i standartit të dyfishtë brenda perëndimit.”

Ndërsa mbaronte konferenca për shtyp duket se kryediplomatja suedeze ka pirë ujë, gjest i cili në mediat turke është shoqëruar me titujt: “Diplomatja suedeze bëhet për ujë të ftohtë….”/frekuenca

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here