Kryemadhi: Kompani fiktive edhe në inceneratorët e Tiranës dhe Fierit

0

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Monika Kryemadhi i kërkoi SPAK-ut sekuestrimin e inceneratorëve të Tiranës dhe Fierit, pas sekuestrimit të Albtek Energy dhe ITS të inceneratorit të Elbasanit.

Në një deklaratë për shtyp, Kryemadhi u shpreh se sekuestrimi i tyre do të bënte të mundur shpëtimin e sa më shumë taksave të qytetarëve.

“SPAK kreu një punë shumë të mirë në fund të vitit 2021, duke vendosur sekuestro preventive mbi kompanitë në administrim të Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, të dyshuar në lidhje me rastin e inceneratorit të Elbasanit, për kryerjen e veprave penale “korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, si dhe “pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, të parashikuara në Kodin Penal. Albtek Energy dhe ITS, kanë zhvilluar aktivitet financiar me kompani fiktive, të krijuara nga ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe njerëz të lidhur me të, për të grabitur paratë e qytetarëve. Mirëpo, të njëjtat kompani fiktive kanë ndërvepruar edhe me inceneratorët e Tiranës dhe Fierit”, thuhet në deklaratën e Kryemadhit.

“Koha nuk premton dhe duhet vepruar sa më shpejt, për të shpëtuar sa më shumë nga taksat e qytetarëve”, përfundoi Kryemadhi, duke sjellë një tabelë e cila sipas saj duhet të shërbejë si rikujtesë se koha nuk premton.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here