Kryeministri Haradinaj do të vizitojë nesër Shqipërinë

0

Related image

Haradinaj do të takohet me drejtuesit më të lartë të vendit, si me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama, si dhe kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, do të realizojë nesër një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku do të takohet me drejtuesit më lartë të vendit.

Vizita e Haradinajt është konfirmuar nga zyra e shtypit e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë, ku në një njoftim zyrtar thuhet se ceremonia zyrtare e pritjes së kryeministrit të Kosovës do të organizohet në Pallatin e Brigadave në Tiranë.

Haradinaj do të takohet me drejtuesit më të lartë të vendit, si me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama, si dhe kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Njoftohet se pas takimeve, Rama dhe Haradinaj do të mbajnë një konferencë për mediat.AA

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here