Kryeministri i Qipros Turke paraqet dorëheqjen e qeverisë

0

Ankara
Kryeministri i Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC), Ersan Saner, ka paraqitur dorëheqjen e qeverisë te presidenti Ersin Tatar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Saner, kryetar i përgjithshëm i Partisë së Unitetit Kombëtar (UBP) dhe kryeministër i vendit, i paraqiti presidentit Tatar dorëheqjen e qeverisë së koalicionit të formuar me Partinë Demokratike (DP) dhe Partinë e Rilindjes (YDP).

Pas takimit me presidentin Tatar, në një deklaratë për gazetarët Saner tha se, “Pasi kam vërejtur se qeveria nuk është më e qëndrueshme, pak më parë paraqita dorëheqjen time. Duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme sa më shpejt të jetë e mundur”.

Saner tha se formuan një qeveri të pakicës në kushte të vështira kur u shfaq koronavirusi i ri (COVID-19) dhe se si UBP janë të gatshëm edhe për zgjedhje të parakohshme.

Në Qipron Turke, protokolli i qeverisë së koalicionit UBP-DP-YDP u nënshkrua më 8 dhjetor të vitit 2020 në parlamentin e vendit nga Saner dhe nga kryetari i përgjithshëm i DP-së, Fikri Ataoğlu dhe kryetari i përgjithshëm i YDP-së, Erhan Arıklı.

Ndërsa lista e Këshillit të Ministrave u miratua nga presidenti Ersin Tatar më 9 dhjetor.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here