Kryeministri i Sllovenisë jep dorëheqjen, propozon që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme

0
4

Kryeministri i Sllovenisë, Marjan Sharec, njoftoi dorëheqjen nga pozita, njoftuan mediat sllovene.

Sharec propozi që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Sipas mediave sllovene, Sharec ka thënë në një deklaratë se nuk mund të realizojë atë që u ka premtuar njerëzve me qeverinë aktuale, duke shtuar se ai mund ta bëjë këtë pas zgjedhjeve.

Sipas raportimeve, ky hap i kryeministrit slloven erdhi pasi largimin e tij nga qeveria të premten e njoftoi ministri i Financave Andrej Bertoncelj.

Sharec pritet të paraqesë dorëheqjen sot në Asamblenë Kombëtare të Sllovenisë./AA

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here