Kryeministrja serbe: E gatshme të takohem me Ramush Haradinajn

0

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç është shprehur se nëse do të ishte e nevojshme ajo do pranonte të takohej me homologun e saj në Kosovë, Ramush Haradinaj.

Deklarata e Brnabiç erdhi pas një sërë zërash në Serbi, ku shpreheshin se kryeministrja nuk duhet të takojë dikë që ata e akuzojnë për “krime lufte”.

“Nëse është e nevojshme jam e gatshme të takohem me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj” është shprehur kryeministrja serbe.

Në një intervistë për radiotelevizionin e Vojvodinës ajo foli edhe për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës.  Ana Brnabiç u shpreh se ajo do të përpiqet që të ketë një dialog mes dy vendeve, duke krijuar grupe pune. “Unë si kryeministre nuk mund të them se do të bëj këtë gjë apo atë. Do t’i dëgjoj të gjitha palët, pozitën, opozitën, kishën etj”, u shpreh liderja e qeverisë serbe.

Dialogu mes dy vendeve pritet të fillojë së shpejti.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here