Kryen 66 grabitje me vlerë 2 mln euro, arrestohen 3 shqiparë

0
2

Policia italiane ka shkatërruar bandën e shqiptarëve, të cilët akuzohen për 66 vjedhje në verilindje të Italisë, konkretisht në krahinat e Pordenone dhe Trevisos.

Mediat italiane raportojnë se tre shqiptarë janë vënë në pranga, ndërsa nuk bëhet i ditur identiteti i tyre. Sipas asaj që thuhet në media, tre të arrestuarit kishin përftuar mbi 2 milionë euro nga grabitjet e shtëpive dhe vilave

Pas hetimeve të kryera nga autoritetet italiane, shqiptarëve iu sekuestruan armë dhe municione, të cilat dyshohet se do t’i përdornin në aksionet e tjera për grabitjen e vilave. Një sasi e parave të grabitura ishin transferuar për t’u investuar në Shqipëri, ndërsa një pjesë e bizhuterive me vlerë mijëra euro iu kthyen pronarëve të tyre.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here