Kryeprokurorja Arta Marku i shkon në zyrë Xhafajt, në takim edhe dy ministra

0

Kryeprokurorja Arta Marku ka zhvilluar sot nje takim tek Ministria e Brendshme me ministrin Fatmir Xhafaj. 

Mesohet se takimi mes tyre ka qene larg vemendjes se medias dhe ka zgjatur rreth 45 minuta. Ne takim kane qene te pranishem edhe ministrja e Drejtesie, Etilda Gjonaj dhe ministri i Financave dhe Ekonomise, Ahmetaj.

Nuk ka ende detaje rreth qellimit te ketij takimi dhe as asaj qe mund te jete diskutuar mes tyre, por mendohet se pjese e diskutimit te jete operacioni “Forca e Ligjit”.
Në takimin e zhvilluar me ministrin Xhafaj ka qenë edhe drejtori i komanduar i SHISH, Helidon Bendo.

Takimi vjen nderkohe qe ne radhet e prokurororive, Marku ka bere nje sere levizjesh, te cilat kane shkaktuar edhe perplasje, si ne rastin e kryeprokurorit te Elbasanit.

Ky eshte takimi i dyte mes Markut dhe Xhafajt, nderkohe qe takimi i pare mes tyre eshte bere ne zyren e kryeprokurores, pak kohe pasi ajo u votua ne Kuvend.

Ndërsa në një njoftim zyrtar thuhet se, “Ministri i Brendshëm njohu anëtarët e Task Forcës Qendrore Ndërinstitucionale me ecurinë e procesit gjatë muajit dhjetor 2017, hartimin dhe miratimin e kuadrit të nevojshëm ligjor, masat e marra për ngritjen e strukturave për të thithur në to ekspertizën më të mirë në fushën e hetimit policor, krijimin e mjediseve të përshtatshme të punës, krijimin e aksesit të nevojshem në data-bazë të Agjencive të ndryshme shtetërore, punën që po bëhet për mbledhjen e informacionit dhe analizën e profilit të grupeve kriminale, veprimtarisë dhe aseteve të tyre, si dhe për mbështetjen e kontributeve konkrete të partnerëve ndërkombëtarë të atashuar pranë këtyre strukturave”.

Anëtarët e TFQN diskutuan mbi rolin dhe përgjegjësitë e tyre institucionale, koordinimin e procesit dhe garantimin e mbështetjes në vijim, për Task Forcën Speciale në nivel qendror dhe rajonal, si struktura të posaçme të ngarkuara me përgjegjësi operacionale.

Ata u dakordësuan për mbështetjen që secili prej tyre do t’i japë këtij procesi përmes Agjensive respektive të zbatimit të ligjit, për përmirësimin e kuadrit normativ që lehtëson këtë bashkëveprim përfshi dhe marrëveshjet e protokollet e bashkëpunimit përkatës, në respekt e zbatim të kuadrit ligjor në fuqi.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here