Kryeterroristi Gulen dëshifrohet me deklaratat e tij

0

Kryeterroristi Gulen deshifrohet me deklaratat e tij

 

Me anë të studimeve të bëra nga Drejtoria e Përgjithshme për Shtyp dhe Informim pranë Kryeministrisë kanë dalë në shesh gënjeshtrat që Gyleni (Gülen) i tha gjatë reportazheve të dhëna për mediat ndërkombëtare pas tentativës së grusht shtetit më 15 korrik. Sipas këtij studimi të bërë nga ana e drejtorisë në fjalë dolën në pah të gjitha gënjeshtrat dhe deklaratat e ndryshme që lideri i organizatës terroriste gyleniste (FETO), Fetullah Gylen dha për mediat ndërkombëtare menjëherë pas tentativës për grusht shteti më 15 korrik. Me këtë edhe njëherë doli në pah se organizata FETO, e cila është themeluar mbi gënjeshtrat e bëra me vite nga ana e liderit të saj Fetullah Gylen, është një organizatë terroriste përgjegjëse për rënien dëshmorë të qindra qytetarëve dhe për plagosjen e mijëra të tjerëve të cilët i rezistuan tentativës së grusht shtetit.

Gënjeshtrat e pafundme të liderit të organizatës terroriste FETO, Fetullah Gylen

Në reportazhet e dhëna menjëherë pas tentativës së grusht shteti më 16-17 korrik për gazetat prestigjioze “The Guardian”, “Financial Times”, “Wall Street Journal” dhe “The New York Times”, Fetullah Gylen për të mbuluar realitetin e të qenit përgjegjësi kryesor i tentativës së grusht shteti, pretendoi se ai ka qenë viktimë e grusht shteteve prej të kaluarës e këtej. Mirëpo Gylen në një artikull të tij të publikuar më herët në revistën “Sizinti”, revistë kjo e lidhur me organizatën, me titull “Posta e fundit policore” për ushtarët puçistë shkruan se “Na erdhën në ndihmë”.

Ndërkaq në një reportazh të dhënë për gazetën turke “Milliyet”, kreu i FETO-s Fetullah Gylen, liderin e grusht shteti të jetuar më 12 shtator, Kenan Evrenin e shpallë si “banor të xhenetit”. Gjatë procesit të grusht shteti postmodern më 28 shkurt, Gyleni në një emision të kanalit televiziv “Kanal D” pretendoi se puçistët janë më demokrat se sa qeveria e koalicionit Refah-Yol dhe vuri në pah dashurinë e tij për grusht shtet. Deklarata e Fetullah Gylenit e bërë atë kohë për qeverinë, ku ai thotë “Dështuat, tani largohuni” kanë mbetur edhe sot në kujtime, ndërsa sot përpiqet që në mediat ndërkombëtare të shfaq imazhin e viktimës së grusht shteteve.

Në reportazhet e tij të dhënë për gazetat “The Guardian”, “Financial Times” dhe “The New York Times” më 16 korrik 2016 ai pretendoi se nuk ka të bëjë me tentativën e grusht shteti, ndërsa në reportazhet e dhënë më 17 korrik 2016 për gazetën “The Wall Street Journal” dhe kanalin televiziv “Vesti TV”, ai pretendoi se tentativa e grusht shteti është një skenar i qeverisë. Gylen, i cili pas tentativës së grusht shteti për tre ditë resht dha reportazhe për institucione ndërkombëtare mediatike, një ditë pas deklaratës se kinse kjo tentativë është një skenar i qeverisë ai tha se tentativa e grusht shteti mund të jetë kryer nga oficerët e ushtrisë turke të afërt me partitë opozitare.

Gënjeshtrat, të cilat kreu i organizatës terroriste FETO kishte bërë për procesin e 17-25 dhjetorit dhe procesin e zgjidhjes së çështjes kurde, u theksuan edhe më shumë në reportazhet e fundit. Ai më herët ka thënë se nuk ka të bëjë me përgjimet e jashtëligjshme të kësaj organizate të ndërmarra në kuadër të procesit të 17-25 dhjetorit, ndërsa në reportazhin e dhënë për gazetën “The Wall Street Journal” më 17 korrik 2016 ka thënë se deri kohët e fundit merrte informata nga rrethi i ngushtë i Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdogan), ndërsa me fjalët e tij ku ai thonë se “sipas informatave të marra nga ky rreth i ngushtë”, ai i përgënjeshtroi pretendimet e tij. Në po të njëjtin reportazh Gyleni mundohet ta arsyetoj veten e tij duke thënë se procesi i 17-25 dhjetorit mund të jetë kryer nga ana e shërbimeve sekrete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ai banon, dhe nga ato të Gjermanisë.

Kreu i organizatës terroriste FETO, i cili pas tentativës së grusht shteti me 15 korrik me çdo rast hap dyert e rezidencës së tij në Pensilvani të ShBA-së për mediat ndërkombëtare, gjatë reportazheve të dhëna me 17-18 korrik për kanalin televiziv “CNN” dhe gazetën “The Wall Street Journal” për procesin e zgjidhjes ai tha se është “Proces i tradhtisë”. Ndërkaq Gyleni në një reportazh të tij të dhënë më herët për BBC-në më 27 janar 2014 ka thënë se nuk është kundër negociatave të bëra në kuadër të procesit të zgjidhjes dhe si i përkrahë ato. Ndërkaq në deklaratën e dhënë më 4 gusht 2016 për kanalin televiziv irakian “NRT”, kreu i organizatës terroriste FETO, duke thënë se më herët qeverisë i ka paraqitur një propozim 10 pikësh të ngjashëm me Procesin e Zgjidhjes dhe se ky propozim ishte refuzuar, ai nuk u përmbajt nga bërja e deklaratave provokuese ndaj kurdve, të cilët përbëjnë pjesën kryesore të teleshikuesve të kanalit NRT.

Në një mënyrë të dukshme kreu i FETO-s, Fetullah Gylen në ligjëratat e tij të mëhershme ishte zhveshur nga imazhi i një kleriku fetar. Gylen, i cili pothuajse në të gjitha ligjëratat e mëhershme vishej me xhybe dhe kapelë, në reportazhe të dhëna për mediat ndërkombëtare preferon të vesh xhaketë dhe që xhirimet të bëhen në dhoma të thjeshta të rezidencës së tij me qëllim që veten dhe organizatën FETO ta paraqet si një organizatë të thjeshtë dhe modeste, të cilët nuk kanë lidhje me tentativën e grusht shteti.

Një jetë e ndërtuar mbi gënjeshtra

Sado që Fetullah Gyleni gjatë reportazheve të dhëna për mediat ndërkombëtare përpiqet ta paraqes veten e tij si një klerik viktimë e grusht shteteve, paqësor dhe modest, ai nuk arriti të parandaloj që gënjeshtrat e tij të dalin në shesh. Organizata FETO, e cila nuk qëndron larg ndërhyrjes në procese kritike, me të cilat është ballafaquar Turqia viteve të fundit, nëpërmjet anëtarëve të saj të infiltruar në institucionet shtetërore bëri që të arrestohen me mijëra persona për proceset politike dhe gjyqësore si grusht shteti postmodern i 28 shkurtit, ergenekon, vareja (balyoz) e (tahsiye). Ndërkaq tentativa e grusht shteti më 15 korrik doli në pah si një proces i rëndësishëm që nxori në shesh anën e pistë dhe të përgjakshme të kësaj organizate.

Deklaratat kontradiktore të Gylenit

Më poshtë vijojë disa nga deklaratat kontradiktore të Fetullah Gylenit të dhëna për mediat ndërkombëtare:

-1-16 korrik 2016: “Tentativa e grusht shteti nuk ka të bëjë me mua, unë jam kundër grusht shteti”, “The Guardian”, “Financial Times”, “The New York Times”.

-17 korrik 2016: “Pretendimet për grusht shtet janë skenar. Ata mund ta kenë filluar vet këtë akt për të spastruar ushtrinë”, “Wall Street Journal”, “Vesti TV”.

-18 korrik 2016: “Këta mund të jenë simpatizantët e partive opozitare. Mund të jenë nacionalistët”, “BBC World”, “Spiegel Online”.

-18 korrik 2016: “Personat të afërt me ne me ndjenja të pastra kombëtare mund të kenë filluar këtë nismë”, “BBC World”, “Spiegel Online”.

-2-16 korrik 2016: “Jam kundër grusht shteteve. Besoj në demokraci dhe zgjedhje”, “The Guardian”, “Financial Times”, “The New York Times”.

-30 shtator 1980: “Përshëndesim edhe njëherë ushtrinë, e cila na doli në ndihmë në një kohë kur filluam ti humbim shpresat”, revista “Siziniti”.

-31 janar 2005: “Kenan Evren, i cili realizoi grusht shtetin e 12 shtatorit, do të mund të hyjë në xhenet”, “Milliyet”.

-16 prill 1997: “Ushtarakët, të cilët realizuan grusht shtetin më 28 shkurt janë më demokratik…Qeveria Refa-Yol dështoi, tërhiquni”, “Kanal D”.

-3-16 korrik 2016: “ShBA nuk bie pre e kësaj loje, ajo do të bëjë atë që është e nevojshme në kuadër të ligjit modern”.

-18 korrik 2016: “Nuk kam frikë nga ekstradimi, kjo do të bëhet nëse ShBA vendos në këtë drejtim. Le të formohet një komision ndërkombëtar për të hetuar këtë rast”, “Spiegel Online”.

-4-27 janar 2014: “Nuk jam kundër negociatave për procesin e zgjidhjes”, “BBC”.

-17-18 korrik 2016: “Procesi i zgjidhjes është një tradhti, organizata terroriste brenda 2-3 viteve ka deponuar armë në qytete. Ndërsa këta mbyllën sytë. Tani e kthyen në rrënoja zonën lindore…Planifikuar copëtimin e Turqisë”, “The Wall Street Journal”, “CNN”.

-4 gusht 2016: “Në dorë aktualisht kemi një propozim 10 pikësh për zgjidhjen e çështjes kurde, të cilën ne i dërguam Presidentit, por ai e refuzoi”, kanali televiziv irakian “NRT”.

-5-17-25 dhjetor 2013: “Përgjimet e jashtëligjshme nuk kanë lidhje me ne”.

-17 korrik 2016: “Shërbimet sekrete gjermane dhe amerikane mund të jenë përgjegjëse për procesin e 17-25 dhjetorit”, “The Wall Street Journal”. (trt)           

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here