Kume zbulon detaje nga biseda me Metën: Qytetarët shqiptarë do të jenë pjesë e një…

0
4

Pas takimit që zhvilloi me Presidentin e Republikës, ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe konstitucionalisti, Kristaq Kume, ka zbuluar  detaje se çfarë ka diskutuar me kreun e shtetit, Ilir Meta. Ai tha se Presidenti pritet të nisë një tur me qytetarët shqiptarë, ndërsa nuk dha detaje se si kjo do të organizohet konkretisht. Sipas tij, qëndrimi kyç i presidentit konsiston në  faktin se problemet tona mund t’i zgjidhë vetëm sovrani dhe jo ndërkombëtarët.

“Nëse nuk ndërhyjmë të gjithë do vuajmë kriza të herëpashershme. Presidenti na ftoi të gjithëve që të jemi pjesë e turit të tij, por ai do ti adresohet popullit për rrugët, për instrumentet që duhet përdorur  për të shëndetësuar jetën demokratike në vendin tonë. Në optikën e presidentit, ne si rezultat i kësaj qeverisjeje nuk kemi arritur në pritshmëritë e dëshiruara, por kemi prodhuar probleme, që duhen të zgjidhen. Këmbënguli po ashtu, se të gjitha këto mund të zgjidhen nga ne dhe mos t’i mbajmë sytë nga ndërkombëtarë, sepse më së shumti ata mund të jenë faktorë pengues se sa zgjidhës për problemet tona.

Ky ishte qëndrimi i ppresidentit, që do të thotë se në shqiptarët të marrim në dorë fatet tona dhe të gjithë së bashku të punojmë për zgjidhjet më të mira për ne dhe për fëmijët tanë. Nuk di se cila do të jetë mënyra e organizmit aktiviteti, kjo është punë e tij, por ajo që ishte e qartë ka të bëjë që presidenti vlerëson se: është koha dhe nevoja që të komunikohet në mënyrë intensive me shqiptarët, me popullin shqiptar, me ata që kanë të drejtën dhe të ushtrojnë të drejtën e sovranit. Ky ishte qëndrimi i presidentit, aspektet organizative  nuk di se si do bëhet.”-the Kume.

Konstitucionalisti theksoi se vendi ynë sot nuk po qeveriset më nga rregulli i demokracisë përfaqësuese dhe asaj të drejtpërdrejtë. Sipas tij,  duhet të gjithë aktorët politikë dhe jopolitikë të japin kontributin shoqëror për të arritur realizimin e asaj që Kume e quan si “reforma e thellë legjislative’.

“Ky parashtrim në fakt ishte, unë e gjeta të përshtatur në vijim të asaj, që unë ka kohë, që si një ndër drejtuesit e organizatave të shoqërisë civile e kam paraqitur për opinionin dhe për klasën politike, që është një thirrje për të gjithë aktorët brenda dhe jashtë parlamentit, për  stafet akademike, për t’u bërë bashkë dhe ta realizojmë atë që unë e kam quajtur reforma e thellë legjislative. Reformë e cila si e tillë, nëse bëhet si një produkt gjithëpërfshirës, do të ketë mundësi të  krijojë shtratin  e nevojshëm për zhvillimin e  demokracisë funksionale tek ne, sepse në optikën time dhe kolegëve të mi aktualisht ne jemi një vend që nuk po qeverisemi nga kërkesat e demokracisë përfaqësues dhe demokracisë së drejtpërdrejtë.Në këtë kuptim, ajo që unë kam kërkuar nga kolegët e mi konvergon me atë që presidenti i Republikës parashtroj para nesh. Jemi bashkë dhe kamë kërkuar të takohem me ju për të shkëmbyer mendime për problematike korente, për atë se çfarë po ndodh me zbatimin e ligjit ose legjislacionet të hartuar deri sot për reformën në drejtësi dhe konkretisht për Gjykatën Kushtetuese, por jo vetëm për këto”-përfundoi Kume.

Të pranishën në takim me Presidentin e Republikës, Ilir Meta, ishin edhe aktorë të tjerë, të cilët u njohën me atë se çfarë mendon konkretisht kreu i shtetit për situatën politike aktuale dhe atë gjyqësore./bw

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here