Kundërshti brenda PD për të qenë pjesë e parlamentit?! Berisha: Në këtë betejë, mjet të vetëm kam të vërtetën

0

Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën për mediat është pyetur nga gazetarët për faktin se ka zëra që elementë të ndryshëm në PD nuk duan që ai të jetë pjesë e Kuvendit.

Berisha theksoi se nuk ka asnjë informacion në lidhje me këto pretendime, ndërsa shtoi se ai është në betejë me mjetin e vetëm; të vërtetën.

“S’kam asnjë informacion kundrejt. Në këtë betejë, unë kam mjet të vetëm të vërtetën, dhe po përpiqem ta bëjë pa kërkuar. Nuk kërkoj unë ndryshimin e vendimit, jo! Ai është i zoti i shtëpisë për këtë çështje, ka të drejtë se kush të hyjë dhe të mos hyjë në vendin e tij. Kjo është krejtësisht tjetër. Mendoj se çdo njeri që nuk ka deleguar arsyet tjetërkund ka detyrë qytetarëve që të kërkojë fakte dhe dokumente, prova. Mendoj se ata të cilët nuk bëjnë këtë, janë dhe kanë probleme me veten e tyre. keni parë një hordhi hajdutësh, delikuentesh, trafikantësh që vrapojnë në studiot televizive dhe thonë; euceka, eureca, se menduan se shpëtuan nga denoncimet e Berishës. Ka të tjerë që preferojnë të delegojnë, për zgjedhje fatkeqe. Ajko që kërkoj nga shqiptarët është; kërkoni një fakt, një provë, që nesër mos të hani bar. Mos t’ua kujtoj kush barin. Kjo do t’ju mbrojë, nuk mbron Sali Berishën.”, tha ai.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here