“Kush do vijë me mua të flasë, se këtu në rrugë nuk flitet”, fermerët protestojnë jashtë parlamentit kundër paketës fiskale, Rama i fton brenda

0

Ndërsa parlamenti pritet të kalojë sot në seancë paketën fiskale, fermerët janë mbledhur para tij duke protestuar kundër saj. Kryeministri Edi Rama ka mbërritur për të marrë pjesë në seancë dhe i ka ftuar fermerët të diskutojnë brenda.

“Hajde, kush do vijë me mua të flasë brenda, se këtu në rrugë nuk flitet. Hajde, kush do vijë tjetër? Hajde! Edhe ai që ngriti dy gishtat. S’ka problem të gjithë bashkë se kjo nuk është punë demokratësh”, iu tha Rama fermerëve, të cilët kanë pranuar ftesën dhe kanë shkuar pas kryeministrit.

 

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here