Kuvendi i Kosovës konfirmon seancën e jashtëzakonshme për nesër

0

Kuvendi i Kosovës përmes një njoftimi për media ka konfirmuar se nesër në ora 14:00 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit ku diskutohet mbi referendumin e Serbisë në Kosovë.

Kjo seancë vjen pas kërkesës që kryeministri i Kosovës i ka bërë kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca.

“Rendi i ditës 1. Diskutim në lidhje me synimet e Serbisë për të mbajtur referendum kushtetues në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit./Express

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here