Ky është qyteti që nuk do ta shohë diellin për më shumë se dy muaj

0
62

Një qytet në Alaska i ka thënë lamtumirë dritës së diellit për dy muajt e ardhshëm.

Sipas CNN, dielli u ngrit dhe perëndoi në Utqiagvik, Alaska, i njohur më parë si Barrow, për herë të fundit të enjten për një periudhë mbi 60 ditë.

Kështu, qyteti i vogël i vendosur në veri të Rrethit Arktik ka hyrë në fazën e tij vjetore të errësirës, e njohur si nata polare.

“Nata polare është një fenomen normal që ndodh çdo dimër për Barrow (Utqiagvik) dhe çdo qytet tjetër brenda rrethit Arktik”, ka thënë meteorologu i CNN, Allison Chinchar.

Por kjo nuk do të thotë që qyteti do të jetë plotësisht i errët. Shumica e orëve të ditës do të kalojnë nëpër periudha të një “muzgu të butë”.

“Mendoni se si duket qielli pak para lindjes së diellit, ose menjëherë pas perëndimit të diellit”, tha Chinchar. “Kjo është ajo që ata shohin për disa orë në ditë, nga tani deri më 22 janar, kur dielli ‘do të dalë zyrtarisht përsëri’”.

Qyteti nuk është i vetmi në Alaskë që përjeton këtë fenomen, por është i pari në listën e vendndodhjeve të natës polare për shkak të largësisë në veri.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here