Ky truk do t’ju ndihmojë t’i qëroni gështenjat shumë lehtë

0

Gështenjat e pjekura janë një ndër simbolet e vjeshtës por qërimi i tyre është shpesh një detyrë e vështirë. Sidomos, lëkura e brendshme që mbetet ngjitur është me të vërtetë një nga gjërat më të bezdisshme. Para së gjithash, është e rëndësishme që t’i hiqni një pjesë të lëvores me një thikë të mprehtë.

Më pas, vendosini në një tenxhere me ujë të nxehtë. Kur të vlojë, hidhni gështenjat brenda dhe lërini për disa minuta, aq sa të hiqet lëvozhga. Nuk duhen lënë shumë në ujë por duhen vendosur në një enë për t’i pjekur. Do të shihni që gështenjat praktikisht do të hapen vetë.

Nëse i vendosni në një leckë të lagur për disa minuta, gështenjat do të hapen edhe më mirë.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here