Laç/ Digjet makina e zyrtarit të Hipotekës, ja dyshimet e para

0
1

Makina e një zyrtari të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Laç është përfshirë nga flakët. Sipas të dhënave nga policia e Kurbinit, bëhet fjalë për mjetin e shefit të personelit pranë Hipotekës në Laç, Klevis Berhani. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12 të natës kur mjeti ka qenë i parkuar dhe ka shkaktuar panik të familjarët dhe banorët e tjerë në zonë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve pasi dyshohet se ngjarja është e qëllimshme dhe ka lidhje me detyrën e Berhanit.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here