LAJM I FUNDIT/ Gjermania: Nuk ka hapje negociatash për Shqiperinë…

0
5

Teksa ministri i jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, me anë të një postimi në rrjetet sociale, flet për sukses të Shqipërisë në Samitin e Ballkanit në Berlin, Gjermania zyrtare dhe partia e kancelares Merkel, CDU, mendojnë ndryshe.

Kancelarja gjermane nuk mund të marrë asnjë vendim pa miratimin e Bundestagut., ndërsa siç mësoi DW nga qarqet politike pranë CDU-së, afati kohor që nga publikimi i raportit të progresit të BE-së, më 29 maj deri në samitin e BE-së në qershor nuk mjafton për të marrë një vendim për çeljen e negociatave.

Burime nga CDU/CSU i thanë DW-së vendimi i tyre do të shtyhet në shtator.

Pra, as këtë verë nuk do të ketë hapje negociatash me Shqipërinë…

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here