“Largohuni, s’keni vend këtu”/ Roja bregdetare greke dhunon me shkop emigrantët afganë

0

Pas ardhjes në pushtet të talenabënve, mijëra qytetarë në Afganistan, nxituan për të lënë vendin e tyre. Ata u drejtuan kryesisht drejt Evropës. Në pamjet e bëra virale, shihen një grup afganësh në brigjet greke.

Ndërkohë, aty pranë ndodhet edhe një anije luftarake, e cila largon emigrantët. Ata dëgjohen duke i thënë njerëzve që ndodheshin në një gomone: “Largohuni, s’keni vend këtu”.

Sipas të dhënave, një efektiv i maskuar i rojës bregdetare greke goditi me shkop emigrantët.

Ngjarja vjen vetëm disa ditë pasi Komisioni Europian urdhëroi një hetim për trajtimin e refugjatëve nga vendet anëtare të Kroacisë dhe Greqisë.

Një nga dëshmitarët e këtij incidenti tregon se në varkë ndodheshin 17 emigrantë, mes të cilëve gra dhe fëmijë dhe ndaj të gjithëve u ushtrua dhunë.

“U ndjemë si minj”, deklaroi për media Khalid, i cili ishte larguar së fundmi nga Afganistani pasi ishte konvertuar në fenë e krishterë.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here