Ledri tregon për herë të parë njohjen me Sarën: Doja që një vajzë si ajo të rriste fëmijën tim

0

Në një intervistë të fundit reperi i njohur Ledri ka rrëfyer më shumë për jetën personale si njohjen me Sarën por dhe për muzikën.

I fruar në “Pardon My French” këngëtari zbuloi disa detaje të reja për lidhjen me Sarën, duke nisur nga fakti që kanë 3 vite bashkë, edhe pse të gjithë e morëm vesh para 1 viti, si konfirmim zyrtar

“Kam aq kohë me Sarën sa ka qenë pjesë në xhirimet e klipit ‘Princess Diana’. Sarën e dua shumë si njeri dhe karakteri i saj më ka bërë për vete. E kuptova që ajo është ‘the one’, pasi do doja që një vajzë si Sara të rriste fëmijën tim”, tregoi Ledri.

Ndërsa më tej rrëfeu me emocion si e mori vesh lajmin e shtatzënisë.

“Kur ishim në karantinë, isha me disa shokë dhe kishim pirë shumë. Të nesërmen më vjen Sara me lot në sy dhe unë thashë çfarë ka ndodhur, më nxori para eko-n, e shihja dhe nuk e besoja. Ende nuk e besoj, më ka ndrequr jetën”, u shpreh reperi i emocionuar.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here