Lëkundje të forta në të gjithë botën, tërmeti 5.3 ballë godet Zelandën e Re

0
8

Një tërmet me fuqi prej 5.3 ballë sot ka goditur bregdetin lindor të Zelandës së Re.

Sipas faqes kombëtare të monitorimit gjeologjik të rrezikut GeoNet, tërmeti goditi 25 kilometra në jug të qytetit Gisborne në një thellësi prej 29 kilometrash.

Tërmeti nuk ka asnjë lidhje me shpërthimin vullkanik të djeshëm në Ishullin e Bardhë (Whakaari) dhe nuk ekziston asnjë rrezik nga cunami, thuhet në deklaratë.

Nuk ka raportime për dëmtime ose humbje jetë njerëzish.

Vullkani Whakaari shpërtheu të hënën, duke shkaktuar vdekjen e  së paku pesë personave dhe plagosur rreth 20 të tjerë. Tetë të tjerë ende llogariten si të humbur. Për herë të fundit vullkani shpërtheu në vitin 2001./AA

 

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here