Letonia planifikon të heqë gjuhën ruse nga lëndët shkollore

0

Ministria e Arsimit të Rigës ditën e sotme deklaroi se rusishtja nuk mund të mësohet më në shkollat letoneze.

Sipas parashikimeve të programit të reformës në shkollat ​​publike, duke filluar nga viti shkollor 2026-2027, të gjitha shkollat ​​në vend do të duhet të ofrojnë mësimin e një prej gjuhëve të vendeve të Bashkimit Evropian ose një gjuhë e huaj e rregulluar me një marrëveshje dypalëshe në fushën e arsimit, raportojnë mediat e huaja.

Dispozita në mënyrë efektive përjashton rusishten nga lista e gjuhëve që mësohen në sistemin arsimor të Letonisë.

Sipas asaj që deklaroi një përfaqësues i Ministrisë së Arsimit, rregulloret e reja synojnë “një integrim të plotë të të rinjve në fushën arsimore të Bashkimit Europian, si dhe të kontribuojnë në mësimin e një gjuhe evropiane.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here