Levan-Fier/ Automjeti del nga rruga, humb jetën pasagjeri

0

Image result for aksident levan fier

Në datën 14.09.2017, rreth orës 13:50, në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Romës, shtetasi A.S, 46 vjeç, banues në Tepelenë, duke drejtuar mjetin fuoristradë tip “Land Rover”, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga ka gjetur vdekjen pasagjeri, shtetasi H.A, banues në Tepelenë dhe ka pësuar dëmtime drejtuesi i mjetit shtetasi A.S i cili po transportohet me ambulancë për në spitalin Fier.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here