Lëvozhga e arrës, ja çfarë sëmundjesh mposht

0

Arra, përtej shijes zotëron një sërë dobish për shëndetin. Prej më shumë se një shekulli janë realizuar studime të gjera në lidhje me dobitë e saj.

Në të gjenden një sërë mineralesh duke nisur nga fibrat deri tek proteinat, nga të qenit mik i zemrës dhe deri tek të qenit depo e energjisë. Po ashtu e ka vërtetuar pasurinë e vitaminës edhe se është njëri prej frutave të përzgjedhur në çështjen e hekurit, kalçiumit, zinkut dhe disa vitaminave.

Krahas kësaj është konstatuar se aq sa thelbi i arrës, edhe lëvozhga e saj zotëron po aq dobi për shëndetin e njeriut. Si mund të jetë kaq e padobishme brendia e një fruti që është kaq i dobishëm për shëndetin e njerëzve.

Prej kohësh lëvozhga e arrës është përdorur në shumë kura, pomada dhe përzierje të tjera të dobishme për të sëmurët.

Po ashtu lëvozhga e arrës nuk përdoret vetëm për një sëmundje dhe si pomadë, por edhe në përkujdesjen e lëkurës. Nëse do të lexoni listën e përbërësve të produkteve kozmetike do të shihni se shpeshherë në listë gjendet edhe lëvozhga e arrës.

Për cilat sëmundje është e dobishme lëvozhga e arrës?

Shërimi i ftohjes gjendet tek ajo!

Lëvozhga e arrës e shpëton stomakun nga krimbat, po ashtu vjen ballë për ballë me ftohjen.

Nëse marrim lëvozhgën e njomë dhe të thatë të arrës dhe e ziejmë në formën e çajit dhe pimë nga kjo masë dy apo tre gota në ditë, ashtu si do të shpëtojmë nga krimbat, ashtu edhe nga ftohja.

Çaji i lëvozhgës së arrës, krijon një ndikim steril në të gjitha pjesët në të cilat kalon.

 Tek ajo gjendet shërimi i sëmundjeve diabetike!

Nëse jeni diabetik ose keni të njohur diabetik, mund të këshilloni përdorimin e kësaj kure.

Nëse zihen në ujë lëvozhga e 10-15 arrave dhe çaji i përfituar përdoret ndaj diabetit, kjo do të ndihmojë në masë të konsiderueshme në kurën e diabetit. Nuk është e dobishme vetëm për diabetin, por edhe për sëmundjen e rashitizmit.

Me të mund të përgatisni kremin natyral të lëkurës!

Kur lëvozhga është ende e njomët dhe e shtypim në formën e kremit, përdorimi i saj në fytyrë dhe në trup do të eliminojë të gjitha puçrat.

Kur ziejmë lëvozhgën e thatë të arrës dhe e zbatojmë mbi flokë në masë të konsiderueshme rënia e flokëve do të pakësohet.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here