“Liderët s’kanë kurajë të ngrenë telefonin”, Rama flet për stad adoleshence të politikës: Ambasadorët s’i kërkova unë, po shohin ping-pongun me dy pallaska si raketa e doreza boksi

0
6

Me tone të forta kryeministri Edi Rama ka folur sot ne Kuvend teksa ka shprehur keqardhjen e madhe që sipas tij politika shqiptare nuk gjen dakordësi jo për interesin e vendit, por të vetin partiak, për vendosjen e rregullave të lojës për procesin zgjedhor.

Nga foltorja e Kuvendit, Rama ka deklaruar se futja e ambasadorëve në lojë, në rolin e arbitrit, nuk është kërkuar nga ai, edhe pse u është mirënjohës për punën që po bëjnë.

 

“Një fatkeqësi që tregon shumë fare dhe nuk i kam kërkuar unë ambasadorët dhe nuk i kërkoj unë ata por duke qenë se të tjerët e kishin të pamundur shqiptar me shqiptar për të bërë shkëmbimin e opinioneve, ishin të gatshëm të uleshim e tre palë përkthyes shqip shqip e pranuam dhe jam mirënjohës ambasadorëve që dalin nga roli i tyre dhe bëjnë arbitrin duke parë ping pongun pa top me dy pallaska që janë në forma herë rakete herë dorezë boksi, kjo është e vërteta”- tha Rama.

 

Fjala e Ramës

Në këtë proces është tema e venë në tryezën e palëve nga BE që për herë të parë në historinë e vet ndërhyn në cështjen e politikës së brendshme, që është ajo e sistemit dhe kodit që e kanë sipas vullnetit dhe parlamentit të tyre, kjo falë baltës, sherrit e rrëmujës që u stimulua me ngulm nga pala që nuk mungon këtu sot duke përdorur lidhjet e veta në Bundestagun gjerman për të imponuar këtë axhendë.

Nuk ka problem, por është shumë e rëndësishme që të sjell në vëmendje një element, në draftin e Bundestagut, para se të kthehej në dokument të aprovuar e të miratua nga KE në variantin e parë ishte konsensusi dhe është hequr në atë variant për të mos lejuar asnjë palë të marrë peng zgjidhjen dhe është vënë kornizë e qartë nga e cila palët nuk mund të dalin nëse nuk duan të dalin për vullnetin e tyre, por nuk detyron tjetrën për të dalë nga korniza e OSBE ODIHR, e miratuar në Parlament, pse u shtua fjala në parlament për të dhënë mesazhin që rekomandimet e ODIHR janë baza e gjykimi mund të bëhet prej atyre që na monitorjnë se është gjykim teknik ekspertësh dhe votohet në Kuvend nëse dikush tenton ta bllokojë nëse është jashtë parlamentit.

Ne preferuam të durojnë, edhe pse puna e bërë në grupin e ekspertëve me në krye Damianin, me ekspertët e tyre ishte ezauruese, ne nuk erdhëm në kuvend në fund të vitit të shkuar për tju thënë hajt ta votojmë se e konsideruam të rëndësishme të prisnim me shpresën për konsensus, që unë se kam pasur se unë e di pse, sic e dimë të gjithë ne, dhe shumica dërrmuese e shqiptarëve që për politikë nuk ua ha qeni shkopin, preferuam të presim.

U vendos një afat tjetër, 31 maji, që Kuvendi të ketë kohën e vet për procedurat dhe votimin.

Më vjen keq mua personalisht që në 2020, politika shqiptare ka nevojë për ambasadorë të huaj që të hyjnë në mes, shkojnë e vijnë, e bëjnë përkthyesin shqip shqip e të lehtësojnë komunikimin kjo mjafton për të treguar stadin adoleshent të politikës shqiptare në tërësi dhe liderëve që nuk kanë kurajën që për gjëra që janë në interes të përbashkët, partiak, për rregullat e lojës të mos ngrenë telefonin e të thonë gjithçka vazhdon si më parë mes nesh, por për këtë duhet të flasim.

Një fatkeqësi që tregon shumë fare dhe nuk i kam kërkuar unë ambasadorët dhe nuk i kërkoj unë ata por duke qenë se të tjerët e kishin të pamundur shqiptar me shqiptar për të bërë shkëmbimin e opinioneve, ishin të gatshëm të uleshim e tre palë përkthyes shqip shqip e pranuam dhe jam mirënjohës ambasadorëve që dalin nga roli i tyre dhe bëjnë arbitrin duke parë ping pongun pa top me dy pallaska që janë në forma herë rakete herë dorezë boksi, kjo është e vërteta.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here