Lot në Detin e Zi/ Nefes largohet nga shtëpia

0
3

Nefes del nga shtëpia së bashku me të voglin e saj, Jiitin. Ai e pyet se për ku po shkojnë dhe çfarë po ndodh. Por ajo, me një buzëqeshje të sforcuar në fytyrë, i thotë se po nisen për në një aventurë të re, dhe Jiit i përgjigjet se është i gatshëm ta mbrojë atë, siç ka bërë gjithmonë. Ato të dy, do shkojnë të strehohen tek kushëriri më i afërt i Tahirit, tek ato që i kanë mbështetur që në fillim.

Sakaq, situata mes familjarëve në spitàl, ka degràduar. Sanija nuk pushon së vàjtuari Fatihun që ndodhet brenda në dhomë. Ajo i flet shumë rëndë Muratit, duke e lënë atë pa asnjë fjalë, i pafuqìshëm t’i përgjigjet nënës së tij. Më pas, Asija do i tregojë Tahirit mbi atë çfarë ndodhi mes Nefesit dhe zonjës Sanije në shtëpi. Ajo e këshillon ta telefonojë Nefesin për ta pyetur se si është.Nursim Demir and Irem Helvacioglu in Sen Anlat Karadeniz (2018)

Menjëherë Tahiri e telefonon por ajo nuk përgjigjet. Kështu, ai kthehet nga Sanija për ta pyetur se çfarë i ka Nefesit. Pa iu dridhur qerpiku, zonja Sanija ia përsërit Tahirit të gjitha çfarë i ka thënë asaj në shtëpi. Ajo përsërit pa u ndalur, se Nefesi është shkàktarja e gjithë fàtkéqësive në familjen e tyre dhe se vetëm me ikjen e saj do zgjidhen problemet.

Tahiri merr të largohet, por pas i vihet Sanija. Ajo i kërkon ta shohë sërish gjendjen e Fatihut dhe ta kuptojë sa e rëndë është situata dhe për faj të kujt. Duke iu lutur të mos largohet që aty, Sanija e detyron të bëjë një zgjedhje. Ose Nefesin ose familjen e tij. Ajo e kércénon duke i thënë se nëse do shkojë sërish pas Nefesit, nuk do ia bëjë hallall hàkun e saj si nënë.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here