LSI i kërkon ‘llogari’ Xhafajt: Çfarë ndodhi me listën e 124 trafikantëve të drogës?

0

xhafaj-2-640x480

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama me anë të një mesazhi në faqen e tij të “Facebook”-ut i ka kërkuar ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj se çfarë ka ndodhur me listën me 124 emra trafikantësh dhe kultivues droge.

 

Rama theksoi se pas publikimit të këtij fakti nga kryeministri dhe ish-ministri teknik Dritan Demiraj, nuk u fol as për hapat proceduriale ligjorë që duheshin ndërmarrë.

MESAZHI I LUAN RAMËS

Një kujtesë për Ministrin e Brendshëm!…
Çfarë ka ndodhur me listën e kriminelëve të drogës?!…
I nderuar zoti Ministër!
Mbi një muaj e ca më parë, Kryeministri e pas tij edhe ministri teknik i PD-së që ju zevëndësoi për disa muaj në detyrën e Ministrit të Brendshëm, u shprehën publikisht se kishin një listë me 124 emra trafikantësh e kultivuesish të drogës!
Pa dashur të merrem me “tejkalimin e të drejtës” prej tyre në prononcimin për këtë listë, me vullnetin për të qenë përkrah jush, përkrah Policisë së Shtetit e të gjitha agjensive ligjzbatuese në sfidën e përbashkët të luftës kundër krimit të organizuar dhe kultivimit e trafikimit të drogës, më lejoni t’ju drejtohem publikisht se a ekziston vërtetë kjo listë? E nëse ekziston, çfarë është bërë e çfarë po bëhet ligjërisht me të?
Nuk kam asnjë arsye të dyshoj në vërtetësinë e asaj që kanë deklaruar Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm, pra në ekzistencën e listës, por meqenëse më pas nuk u fol më për të, nuk u fol as për hapat procedurialë ligjorë që duheshin ndërmarrë, po ju drejtohem juve, me shpresën që ajo listë të mos jetë bërë e pavlerë!
Prandaj, informojeni publikun zoti Ministër, çfarë ka ndodhur me listën e kriminelëve të drogës?

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here