LSI sërish akuza ndaj Ramës: Mban një ushtri parazitësh rreth vetes, pse redukton anëtarët e vettingut?

0

LSI sërish akuza ndaj Ramës: Mban një ushtri parazitësh rreth vetes, pse redukton anëtarët e vettingut?

LSI ka reaguar sërish sot nëpërmjet kreut të grupit parlamentar duke kritikuar kryeministrin rreth asaj çfarë po ndodh me institucionet e vettingut.

Petrit Vasili në një reagim në profilin e tij shkruan se shqiptarët nuk mundtë presin vetting nga një kryeministër që e mbushi vendin me droge.

Reagimi

Kryeministri i paditur, që do të bllokojë vetingun.

Kryeministri tha sot: “Vetingu nuk është çështje numrash, por strukturimi”.

E para: Ky kryeministër duhet sqaruar, që megjithëse ai e do për vete, vetingu është i pavarur dhe jo pronë e tij.

Së dyti: Ky kryeministër ka një ushtri parazitësh rreth vetes me 650 vetë, atëherë pse e pengon vetingun të permbushë kërkesat më minimale dhe i shkurton 70 vetë? Është i paditur dhe e urren vetingun, ndaj e pengon të funksionojë.

Së treti: Shqiptarët nuk presin drejtësinë dhe vetingun nga kryeministri, që mbushi me drogë Shqipërinë, por presin drejtësine që SHBA dhe BE kërkojnë.

Së katërti: Vetingun nuk e vendos dot as muhabeti bajat dhe as marrëveshjet gajasëse që bën qeveria me qeverinë, alias grupin parlamentar të Partisë Socialiste, por Kushtetuta dhe ligji.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here